DURRËS- Sot do të zhvillohet etapa e dytë e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, policia i bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin në rrugët ku do të zhvillohet ky aktivitet. Bllokimet nuk do të jënë të gjata, por vetëm për një orë. Çdo rrugë do të ketë një orar specifik kur do të bllokohet.
ETAPA E DYTË/Datë 27.05.2025 zhvillohet në:
Rruga “Zogu i Parë” deri në dalje të Shkodrës, nga ora 11:40 deri në orën 12:15
Rruga Shkodër – Balldre, nga ora 12:00 deri në orën 12:45
Rruga Balldre – Thumanë, nga ora 12:15 deri në 13:30
Rruga Thumanë – Maminas, nga ora 13:00 deri në orën 14:15
Autostrada Maminas – Durrës, nga ora 14:00 deri në orën 15:00
Autostrada Durrës – Rrogozhinë, nga ora 14:30 deri në orën 15:30
Rruga Rrogozhinë – Elbasan, nga ora 15:00 deri në orën 16:00
Bradashesh – unaza e qytetit Elbasan, nga ora 15:30 deri në orën 16:00.
Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, një prej garave më të vjetra në botë do të përbëhet nga 15 skuadra dhe 96 sportistë.
