Rrëzimi i avionit me 179 viktima, eksperti i aviacionit: Të gjithë pasagjerët do kishin shpëtuar nëse…

Çelësi për të kuptuar shkakun e rrëzimit është zbulimi i arsyes se përse piloti nuk mundi të ulte kapakët e avionit

Eksperti i aviacionit, David Learmount, në një intervistë për Sky News, ka komentuar incidetin fatal me avionin në Korenë e Jugut, ku humbën jetën 179 pasagjerë dhe vetëm 2 mbijetuan.

Sipas ekspertit, aeroportet nuk duhet të kenë një mur betoni në fund të pistes. Pa të, tha ai, avioni do të kishte rrëshqitur në një ndalesë, edhe nëse pajisjet e tij të uljes do të dështonin.

“Aeroplani ishte mirë deri në momentin kur goditi murin. Nëse nuk do të kishte pasur mur atje, të gjithë do të ishin gjallë tani”- thonë ekspertët.

Çelësi për të kuptuar shkakun e rrëzimit është zbulimi i arsyes se përse piloti nuk mundi të ulte kapakët e avionit ose pajisjet e uljes, vazhdoi ai. Learnmount tha se piloti nuk ishte në gjendje të thoshte se cilat ishin të gjitha problemet sepse “ngarkesa e tij e punës ishte shumë e lartë”.