Cristiano Ronaldo beson se Manchester City ka shanse të mira për të mbrojtur titullin e fituar sezonin e fundit në Ligën e Kampionëve.
Ylli portugez përgëzoi klubin anglez për arritjet në sezonin e kaluar.
Manchester City bëri mrekulli. Urime për sezonin e tyre. Lojtarët, trajnerin. E shkëlqyeshme…Më në fund ata fituan Ligën e Kampionëve, ndoshta e merituan dy vjet më parë. Më pëlqen t’i shoh duke luajtur”, tha fillimisht ai në mbrëmjen “Global Soccer Awards”.
“Manchester City ka shanse të mira për të fituar sërish Ligën e Kampionëve”, shtoi Ronaldo, i cili pastaj zbuloi edhe favoritët për t’u shpallur kampionë në Evropë.
Sipas 38-vjeçarit, përveç Manchester Cityt, favoritë janë edhe Real Madridi e Bayern Munchen.
“Favoritët? Man City, Real Madrid, Bayern…”, deklaroi Ronaldo.













