ELBASAN- Rivlerësimi i votave në Elbasan, po vijon ditën e sotme, por sipas PD-së kanë vërtetuar manipulimin e votave nëpërmjet ‘Trenit Bullgar’. Sipas vëzhguesve të Partisë Demokratike dhe kandidatit Bledi Himçi, mungojnë fletët e votimit. Ndërkohë që gjatë numërimit të votave në KQZ është zbuluar në kutinë 22/49 që i përket bashkisë Peqin një fletë votimi pa vulë e që ishte numëruar në favor të subjektit politik Partia Socialiste.
S’ka rendësi kandidati. Ja një fletë pa vulë fare dhe është quajtur e vlefshme me numrin 5. Pa vula. Kjo është pjesa e trenit bullgar. Po tentojnë ti konstatojnë përsëri të vlefshme. Normalisht duhej të bëhej korrigjimi edhe i tabelës, por jo vetëm i tabelës. Duhet bërë edhe konstatimi për pavlefshmëri të kësaj kutie. Për sa kohë këtu futet një fletë bosh e cila e cila ka krijuar “trenin bullgar” dhe shikoni edhe rezultatin e kësaj qendre,” tha Himçi.
