Ditën e djeshme qytetarët e Kosovës ju drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave.
Sipas rezultateve të bëra publike mëngjesin e kësaj të hëne, në 38 komunat e Kosovës, 21 prej tyre e përmbyllën garën për kryetarë komunash në raundin e parë, ndërsa 17 prej tyre shkuan në balotazh, ku asnjë prej kandidatëve nuk arriti që të merrte mbi 50% të votave dhe si rrjedhojë do të jetë raundi i dytë ai i cili do të përcaktojë fituesit.
Krahasuar me vitin 2021, këtë herë janë 5 komuna më pak në balotazh, ndërsa 21 komuna e mbyllën garën që në raundin e parë, 4 më shumë se në zgjedhjet e mëparshme.
Sipas KQZ, pjesëmarrja në votime ishte 39 për qind, nga 2.069.098 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa rreth 44 mijë votues ishin nga diaspora.
Rezultatet në 21 komunat e Kosovës:
Në Ferizaj garën e ka fituar sërish Agim Aliu i Partisë Demokratike të Kosovë me mbi 56 % të votave, e përkthyer ndryshe me 27,720 Vota.
Gara ka përfunduar pa balotazh edhe në Lipjan, ku kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti ka mundur që të fitojë me 15,029 Vota, ose e përkthyer në përqindje mbi 51% të votave.
Ndërkohë në Podujevë është Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosja ai që ka arritur të marrë mbi 83% të votave ose e përkthyer me vota 20,407 të tilla.
12,433 qytetarë i kanë dhënë fitoren në Skënderaj Sami Lushtaku të PDK-së i cili ka arritur që të marrë mbi 83 % të votave.
Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosja ka fituar në Kamenicë me mbi 50% të votave ose e përkthyer ndryshe me 7,389 Vota.
Istogun e ka fituar Ilir Ferati i LDK-së me 58 për qind të votave. Rreth 10 mijë qytetarë ditën e djeshme vedosën që të votojnë Feratin duke i besuar atij drejtimin e komunës së tyre.
Edhe në Shtimë ka fituar kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje. Qemajl Aliu ka mundur që të sigurojë 6,934 Vota, ose e përkthyer në përqëindje mbi 50% të votave.
Malishevën e ka fituar Ekrem Kastrati i Nismës Socialdemokrate me mbi 53 %, 10,907 Vota.
Në Deçan ka fituar Bashkim Ramosaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ai ka marrë mbi 51 %, ose ndryshe 7,866 vota.
Në Drenas, garën e ka fituar Ramiz Lladrovci nga partia Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin me mbi 52%.
Hanin e Elezit e ka fituar Mehmet Ballazi i PDK-së me mbi 50 %, 2,527 Vota.
Në Mamushë ka fituar Abdulhadi Krasniç nga Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) me mbi 50 % të votave, 1,517 Vota.
Gara ka përfunduar edhe në katër komunat me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Atje kanë fituar kandidatë të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.
Konkretisht në Mitrovicën e Veriut ka fituar Milamn Radojveviç me mbi 60% ose e përkthyer në vota 4,669.
Në Zveçan ka mundur që të fitojë Dragiša Milovi?me 3,416 Vota, pse e përkthyer në përqindje me 86.66%.
Edhe në Leposaviq ka mundur që të fitojë kandidati i partisë Srpska Lista. Zoran Todiç është votuar nga 2.384 qytetarë, duke siguruar kështu mbi 70% të votave.
Miloš Perovi? ka fituar në Zubin Potok me 2.873 vota ose mbi 70%. Lista Serbe ka fituar edhe në Novobërdë, Shtërpcë, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.
Ndërkohë në 17 komuna të tjera kandidatët shkuan në balotazh. Do të jetë raundi i dytë ai i cili do të përcaktojë kryetarët e këtyre komunave dhe pritet që të mbahet më 9 nëntor.
17 komunat që shkuan në balotazh:
Pas përfundimit të kutive të votimit në Prishtinë në fazën e dytë do të përballen Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me Hajrullah Çekun e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Rama mundi që të siguronte 34,752 Vota, ndërsa kundërshtari i tij 34,022 Vota. Ndonëse kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mundur që të marrë më tepër vota, ai nuk arriti që të siguronte mbi 50% të tyre, si rrjedhojë do të përballet në një fazë të dytë.
Rezultatet e KQZ:
Në Prizren, Shaqir Totaj i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të garojë me Artan Abrashin e LVV-së.
Në Pejë, Gazmend Muhaxheri i LDK-së do të përballet me Taulant Kelmendin e LVV-së.
Në Junik do të përballen Ruzhdi Shehu i LDK-së me Agron Kuçin e AAK-së.
Në Dragash, përballja do të jetë mes Bexhet Xheladinit të LDK-së dhe Shaban Shabanit të PDK-së.
Në Gjakovë pritet të përballet Ardian Gjini i AAK-së me Ardian Golën e LVV-së.
Në Kaçanik do të përballen Sabedin Vishi i PDK-së me Jeton Rakën e LVV-së.
Në Fushë Kosovë do të ketë garë mes Valon Prebrezës së LVV-së dhe Besnik Osmanit të LDK-së.
Në Mitrovicën e Jugut, gara do të zhvillohet mes Arian Tahirit të PDK-së dhe Faton Pecit të LVV-së.
Në Rahovec do të përballen Smajl Latifi i AAK-së me Ali Dulën e LVV-së.
Në Suharekë, gara do të zhvillohet mes Bali Muharremajt të AAK-së dhe Ardian Shalës së LDK-së.
Në Gjilan do të përballen Alban Hyseni i LVV-së me Arbër Ismajlin e LDK-së.
Në Viti do të ketë garë mes Sokol Halitit të LDK-së dhe Arsim Ademit të LVV-së.
Në Vushtrri, përballja do të jetë mes Ferit Idrizit të PDK-së dhe Sylejman Mehollit të LVV-së.
Në Obiliq do të përballen Xhafer Gashi i LDK-së me Halil Thaçin e LVV-së.
Në Klinë, përballja do të jetë mes Zenun Elezajt të AAK-së dhe Sokol Bashotës së PDK-së.
Në Kllokot do të përballen Bozhidar Dejanoviq nga Lista Serbe me Sreqko Spasiqin nga Uniteti Kombëtar Serb.
Çfarë thoshin sondazhet?
Menjëherë pas përfundimit të procesit të votimi, exit-pollet paralajmëruan dhe rezultatin në disa komuna të Kosovës.
Ajo që u vu re është fakti se në 3 exit poll-e e zhvilluara, rezultuan pothuajse të njëjta shifra duke nxjerrë fitues të njëjtin kandidat për komunën përkatëse. Diferencat janë të vogla në përqindjen e votave që parashihet të marrë çdo kandidat, ndërsa për disa prej tyre nuk përjashtohet përballja në balotazh.
Rezultatet sipas exit poll-it të parë në disa komuna:
Prishtinë: Përparim Rama (LDK), 37,7%. Hajrullah Çeku (LVV) 30,00%. Urain Ismaili (PDK) 26.03%.
Mitrovicë (fitore pa balotazh): Arian Tahiri (PDK) 58,30%. Faton Peci (LVV) 35,06%
Podujevë: Shepjtim Bulliqi (LVV) 47,07%. Ekrem Hyseni (LDK) 38,09%.
Drenas: Ramiz Lladrovci (PDKRLL) 48,06%. Petrit Hajdari (PDK) 45,03%.
Suharekë: Bali Muharremaj (AAK) 44,05%. Ardian Shala (LDK) 30,06%.
Lipjan (fitore pa balotazh): Imri Ahmeti (LDK) 52,00%. Shukri Buja (PDK) 32,01%.
Sipas këtyre të dhënave, edhe në Pejë, Gjakovë, Gjilan e Prizren do të ketë balotazh.
Balotazh, sipas këtij exit poll-i, nuk do të ketë as në Ferizaj, ku fiton bindshëm Agim Aliu i PDK-së, dhe as në Istog, ku fitoren në rundin e parë e siguron edhe Ilir Ferati.
Rezultatet sipas exit poll-it të dytë në disa komuna:
Prishtinë: Përparim Rama (LDK), 35,82%. Hajrullah Çeku (LVV) 31,57%. Urain Ismaili (PDK) 26,05%
Mitrovicë (fitore pa balotazh): Arian Tahiri (PDK) 51,12%. Faton Peci (LVV) 41,23%.
Prizren: Shaqir Totaj (PDK) 46,14%. Artan Abrashi (LVV) 30,47%.
Pejë: Gazmend Muhaxheri (LDK) 47,52%. Tauland Kelmendi (LVV) 28,27%.
Ferizaj (fitore pa balotazh): Agim Aliu (PDK) 55,38%. Enver Haliti (LVV) 30,97%.
Gjakovë (fitore pa balotazh) Ardian Gjini (AAK) 50,67%. Ardian Gola (LVV) 25,21%.
Gjilan: Alban Hyseni (LVV) 48,5%. Arbër Ismaili (LDK) 32,05%.
Rezultatet sipas exit poll-it të tretë në disa komuna:
Prishtinë: Përparim Rama (LDK) 34,03%. Hajrulla Çeku (LVV) 32,01%. Uran Ismaili (PDK) 28,09%.
Prizren: Shaqir Totaj (PDK) 43,03%. Artan Abrashi (LVV) 30,04%.
Pejë: Gazmend Muhaxheri 46,04%. Taulant Kelmendi (LVV) 27,00%.
Podujevë (fitore pa balotazh): Shpejtim Bulliqi (LVV) 51,06%. Ekrem Hyseni (LDK) 37,08%.
Mitrovicë (fitore pa balotazh): Arian Tahiri (LVV) 55,09%. Faton Peci (LVV) 39,07%.
Istog (fitore pa balotazh): Ilir Ferati (LDK) 64,06%. Ali Nimanaj (PDK) 19,06%.
Ferizaj (fitore pa balotazh): Agim Aliu (PDK) 62,02%. Enver Haliti (LVV) 21,04%.
Suharekë: Bali Muharremaj (AAK) 45,07%. Ardian Shala (LDK) 30,02%.
Gjakovë: Ardian Gjini (AAK) 47,02%. Ardian Gola (LVV) 21,03%.
Lipjan: Imri Ahmeti (LDK) 48,08%. Shukri Buja (PDK) 36,00%.
Gjilan: Alban Hyseni (LVV) 48,01%. Arbër Ismaili (LDK) 36,01%.
Fushë Kosovë: Valor Perbreza (LVV) 39,07%. Besnik Osmani (LDK) 37,09%.
