Revista amerikane “The Gazette”: Vizitoni Shqipërinë!

Revista amerikane ‘The Gazette’ ka realizuar një reportazh mjaft të bukur për turizmin në vendin tonë nisur nga eksperienca personale e gazetares Bailey Cichon.

Ajo rrëfen ndjesitë e këtij udhëtimi, ndalesa e parë e të cilit është Tirana që e vlerëson për historinë e pasur.

Përshkruan Sheshin Skënderbe në të cilën qëndron stoik statuja e Gjergj Kastriotit, heroi ynë kombëtar që udhëhoqi luftën kundër Perandorisë Osmane në 1444.

Por kjo nuk është e vetmja gjurmë historike, pasi shumë pranë sheshi është Xhamia e Et’hem Beut, e vetmja e mbijetuar nga tetë xhamitë e ndërtuara në Tiranë gjatë shekujve XVIII dhe IX.

Në shesh ndodhet gjithashtu Kulla e Sahatit e Tiranës, Muzeu Historik Kombëtar dhe Pallati i Kulturës, i cili mban Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe Bibliotekën Kombëtare.

Për ata që duan të shijojnë natyrën, vizitorët duhet të ngjiten në malin e Dajtit ku ka mjaftueshëm hapsira akomoduese me hotele dhe restorante shumë të këndshme.

Gjatë udhëtimit të saj në Shqipëri, ajo viziton qytetin bregdetar të Durrësit ku vlerëson natyrën. Interesi për qytetin është i madh dhe këtë e tregon edhe fakti se gazetarja amerikane rrëfen se ishte e rrethuar nga vizitorë nga vende të ndryshme të botës.

Në fund të këtij reportazhi, gazetarja rekomadon lexuesit të provojnë të gjitha shijet e kuzhinës shqiptare përfshirë edhe ushqimet e shpejta.