Reali i Madridit kalon në çerekfinale, Juventusi kthehet në Torino!

SHBA – Reali i Madridit ka arritur të fitojë derbin europian në Botërorin e Klubeve përballë Juventusit duke u kualifikuar më tej në fazën crekfinale të tij. Një ndeshje mjaft të bukur të luftuar dhe me shumë raste. Los Blankos konfirmuan atë që ishte parashikuar edhe në letër, që përballë italianëve të Tudor ishin favorit edhe pse gjërat nuk shkuan aq thjeshtë për ta.

Pjesa e parë ishte mjaft e kujdesshme dhe pse të dyja skuadrat tentuan ta zhbllokonin takimin, por pa arritur dot, duke shkuar në dhomat e zhveshjes me rezultatin e bardhë 0-0. Ndërkohë që goli i vetëm i ndeshjes u shënua në pjesën e dytë. Pas disa tentativave të njëpasnjëshme, në minutën e 54-të, skuadra e Xabi Alonsos arriti të kalojë në avantazh falë një goditje me kokë të Garsias.

Edhe pse bardhezinjtë tentuan me cdo kusht të barazonin shifrat e ndeshjes për ta çuar ndeshjen në shtesë, e patën të pamundur dhe me rezultatin 1-0 u mbyll ky takim që kalon më tej spanjollët ndëkrohë që rikthen në shtëpi Juventusin.

Merenges do të presin rezultatin e ndeshjes Borusia Dortmund-Monterrey për të mësuar kundërshtarin që do të kenë në çerekfinale, ndeshje e cila do të zhvillohet në orën 3 të mëngjesit të së mërkurës.