HUNGARI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Hungari për një vizitë zyrtare, ndërsa është pritur sot nga homologu i tij hungarez, Viktor Orban.
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri ka ndarë pamje nga takimi i tij me Orban. Ditën e sotme mes liderëve të dy vendeve pritet të nëshkruhet edhe një marrëveshje në sektorin e bujqësise.
Më parë, në vitin 2021 Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Budapest e cila u pasua dy vite më vonë nga vizita në Tiranë e kryeministrit hungarez, Viktor Orban. Në atë kohë u nënshkruan disa marrëveshje, ndër to edhe Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë për zhvillimin e një bashkëpunimi më të madh në fushën e Integrimit Evropian, si dhe Memorandumin e Mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e menaxhimit të ujit ndërmjet Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore të Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Hungarisë.
