Kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka vendosur të bëjë ndryshime në drejtimin politik të qarqeve, duke larguar disa prej emrave të njohur të kësaj force politike.
Nga mbledhja e Asamblesë së PS, e zhvilluar këtë të shtunë në Durrës, nga detyra e drejtuesit politik në Shkodër është larguar Benet Beci dhe zëvendësohet me Enea Karakaçin, ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjetikës.
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci akuzohet nga SPAK për një tender 700 mijë euro, ndërsa dosja në ngarkim të tij dhe 6 punonjësve të KESH ka kaluar për gjykim në GJKKO. Pjesë e kësaj dosje është edhe bashkëshortja e Evis Berberit, Adela Ruko.
Po ashtu, ndryshim është bërë edhe në Durrës, ku nga posti i drejtueses politike është larguar Emirjana Sako, kryebashkiakja e qytetit bregdetar.
Ajo është kallëzuar në SPAK më 8 janar 2026 për situatën e përmbytjeve në Durrës. Kallëzimi penal përfshin akuzën “shpërdorim detyre në bashkëpunim”.
Në kallëzim përfshihen edhe institucione të tjera si Ministria e Bujqësisë dhe Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit.
Dyshohet për keqmenaxhim fondesh dhe përgjegjësi institucionale për përmbytjet.
Drejtuesit e rinj dhe qarqet e tyre:
Ogerta Manastirliu-drejtuese e qarkut të Tiranës.
Taulant Balla– drejtues politik i qarkut të Tiranës.
Damian Gjiknuri– drejtues politik i qarkut të Tiranës.
Belinda Balluku-drejtuese politike e qarkut të Fierit.
Blendi Klosi-drejtues politik i qarkut të Durrësit.
Ervin Demo-drejtues politik i qarkut të Beratit.
Arbjan Mazniku– drejtues politik i qarkut të Elbasanit.
Enea Karakaçi-drejtues politik i qarkut të Shkodrës.
Bledi Çuçi-drejtues politik i qarkut të Vlorës.
Niko Peleshi– drejtues politik i qarkut të Korçë.
Ulsi Manja-drejtues politik i qarkut të Dibrës.
Ermal Nufi-drejtues politik i qarkut të Lezhës.
Mirela Kumbaro-drejtuese politike e qarkut të Gjirokastrës.
Erjon Malaj-drejtues politik i qarkut të Kukësit.
Elisa Spiropali dhe Eduart Shalsi do t’i caktohet detyrë në një nga njësitë në kryeqytet.
Asambleja e Partisë Socialiste kishte në fokus organizimin e brendshëm dhe ristrukturimin e drejtimit politik në nivel vendor.













