Rama poston bisedën me ministren “Diella”!

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar bisedën me ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, “Diella”, të cilën e ka pyetur lidhur me situatën e krijuar sot në seancën e parë plenare, ku opozita bllokoi foltoren.

Lidhur me këtë situatë, Rama zbulon se Diella e ka këshilluar të mos e pengoj kundërshtarin kur gabon.

Biseda e Ramës me ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, “Diella”:

“Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon”, ka qenë përgjigja e Diellës për kryeministrin.

Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha:

Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra!

Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon.