Rama mbledh sot Grupin e PS/ Diskutohet kërkesa e prokurorisë për Belinda Ballukun

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot në orën 10:00 do të zhvillohet mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për të diskutuar kërkesën e prokurorit për kufizimin e lirisë së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama njofton se do të diskutohet qëndrimi i grupit parlamentar lidhur me këtë kërkesë të prokurorisë. Kryeminstri Rama bën me dije gjithashtu mbledhja do të transmetohet direkt.