Pak orë pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar, kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e së premtes ministrat e qeverisë.
Tashmë e shkarkuar, Balluku nuk iu bashkua mbledhjes së qeverisë, bashkë me dy ministrat e tjerë që Rama i largoi nga kabineti i tij, Pirro Vengun si ministër të Mbrojtjes dhe Elisa Spiropalin si ministre e Jashtme.
Kujtojmë se mbledhja e djeshme, më 26 shkurt, që zgjati 9 orë, përfundoi me ndryshime në përbërjen e Këshilli i Ministrave.
Belinda Balluku la detyrat e saj në dy funksione, si zv/kryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, post që e mbante që nga janari i vitit 2019, për tre mandate radhazi.
Ndryshimet në qeveri:
Albana Koçiu zv.kryeministre – zëvendëson Belinda Ballukun.
Besfort Lamallari ministër i Brendshëm – zëvendëson Albana Koçiun.
Toni Gogu ministër Drejtësie – zëvendëson Besfort Lamallarin.
Ferit Hoxha ministër i Jashtëm – zëvendëson Elisa Spiropalin.
Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës – zevendëson Belinda Ballukun.
Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes – ikën Pirro Vengu.
Eriona Ismaili ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin – zëvendëson Toni Gogun.













