Rama lajmëron përhapjen e Inteligjencës Artificiale: Diella do të ketë fëmijë të tjerë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ditën e sotme përhapjen e Inteligjencës Artificiale në sektorët publik. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Diella do të ketë fëmijët e vetë në vijim, duke e quajtur Inteligjencën Artificiale si bekim të vendeve në zhvillim.

“Duhet të mendojmë për ndërmjetësimin me Inteligjencë Artificiale të çështjeve civile, që njerëzit mos harxhojnë lekë e kohë nëpër procese të pafundme kur fare mirë mund të kalojnë në procesin e ndërmjetësimit të fëmijëve që Diella do ketë së shpejti. Teknologjia dhe Inteligjenca Artificiale janë bekimi i vendeve në zhvillim. Sepse bëjmë kapërcime që nuk kurrë nuk do t’i bënim në kushtet e procesit linear”, tha Rama.