”Rama Ik”, Berisha dhe demokratët këtë herë me një marshim të qetë

Pa fjalime dhe pa një podium, kryetari i PD-së Sali Berisha bashkë me grupin e deputetëve dhe me mijëra qytetarë po vijojnë qëndresën përballë Kryeministrisë. Këtë herë nuk ka protestë tipike, por një marshim.

Deputeti i PD-së, Gjin Gjoni thotë që forma e protestës së sotme reflekton kërkesën e njerëzve. “Kjo protestë është ndryshe për arsye se vetë njerëzit kanë kërkuar që të jetë ndryshe nga 3 apo 4 protestat e tjera. Këtë protestë do e udhëheqin qytetarët. Ne do i ndjekim në marshimin e tyre”, tha Gjoni.

I pyetur në lidhje me formën e protestës dhe përse u zgjodh marshimi, deputeti Gjoni tha se institucionet nuk janë të pavarura dhe janë sot në dorën e Ramës. “Sot të gjitha këto institucione janë në dorën e një njeriu”.