Rama debaton me Kryebashkiakun e Vlorës në festën e PS

TIRANË- Partia Socialiste ditën e sotme ka festuar 34-vjetorin e themelimit të saj në selinë roz, ku të pranishëm ishin gjithë socialistët dhe kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij. Por siç duket Rama nuk ishte i buzëqeshur me të gjithë. Kryeministri shihet në video duke debatuar me kryetarin e Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha.

Rama nuk është treguar aspak i kursyer me kritika ndaj Ermal Dredhës. Mesa duket Kryeministri e ka kritikuar Dredhën për situatat e fundi në Vlorë si mungesa e ujit të pijshëm dhe zjarri i vazhdueshëm në fushën e mbetjeve.