Radhë kilometrike automjetesh në hyrje të Elbasanit.
Prej orëve të para të mëngjesit hyrja në Elbasan nga Bradasheshi autostradat që vijnë nga Tirana dhe Durrësi, vazhdojnë të kenë trafik të rënduar.
Fotot ekskluzive të siguruara nga Infoweb Media dëshmojnë për radhë kilometrike.
Me gjithë angazhimin e policisë, sërish situata mbetet e rënduar.
Shkak i trafikut të rënduar në Elbasan mbetet fluksi i lartë i automjeteve që qarkullojnë në drejtim të korçës dhe Pogradecit.
















