Qytetari jep alarmin, ajri në Elbasan i rrezikshëm, ja çfarë zbulova

Aplikacione të ndryshme na ndihmojnë për motin, trafikun, hartën por edhe për ndotjen. Kështu një qytetar i Elbasanit ndërsa ishte duke parë motin në telefonin e tij smart ka zbuluar se ajri, që sigurisht e denim nuk është aspak normal edhe pse kanë rënë shira e jemi në pranverë.
“Në aplikacion thuhet se niveli i PM 2.5(grimca të ngurta në ajër) është i rrezikshëm. Edhe telefoni thote qe po vdesim nga ajri”.

Ju ftoj të provoni në telefonat tuaj për të parë nivelin e ndotjes së ajrit dhe do të zbuloni këtë shqetësim të qytetarit që na ka sjellë foto të asaj çfarë ka zbuluar.
Ne do të fillojmë të ndjekim sërish çështjen e ndotjes nëpërmjet gazetarëve tanë duke luajtur sa do pak rolin tonë si media lokale në shërbim të komunitetit, kur nuk kemi as institucione monitoruese dhe as përgjegjëse për të na mbrojtur nga kjo ndotje e tmerrshme që po na vret.