TIRANË- Qeveria ka ri-ngritur Bordin e Transparencës për karburantet. Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se, pas një takimi të gjatë që kishin bërë në kryeministri,është vendosur që të ringrihet Bordi i Transparencës.
Ajo u shpreh se, është vendosur që të ulet e çmimi i akcizës duke e reduktuar në nivelin 20%. Akciza për karburantet nga 39.6 lekë për litër dhe do të zbresë në 31.68 lekë për litër.
“Sapo kam dalë nga një mbledhje e gjatë në Kryeministri, me kryeministrin, ministrin e Financave, ministrin e Energjetikës, për të analizuar në detaje situatën. Duke parë ecurinë e ditëve të fundit dhe ndikimin e sulmeve të ditëve të fundit kemi vendosur të ngremë Bordin e Transparencës. Bordi ngrihet me vendim të Këshillit të Ministrave. Ne kemi vendosur të ndërhyjmë edhe në çmimin e akcizës duke e reduktuar në 20%. Janë dy akte të cilat do t’i kalojnë Këshillit të Ministrave. Akciza është te 40 lekë dhe do të ulet te 20%.
Do të marrim parasysh taksat dhe për çmimin e shumicës do të ketë një marzh 3 lekë për litër, ndërsa për pakicën 12 lekë për litër. Me anë të këtij mekanizmi garantojmë që çmimet do të jenë të kontrolluara dhe nuk do të ketë asnjë abuzim”, deklaroi Ibrahimaj. Bordi mblidhet sa herë ka një ndryshim të qenësishëm të çmimit të bursës për përcaktimin e çmimeve që janë tavan dhe mbi të cilat nuk mund të tregtohet. Shkelja nga ana e tregtarëve e çmimeve të miratuara nga Bordi i Transparencës përbën një penalitet që çon në pezullimin e licencës”.,tha Ibrahimaj













