Punonjësja e Top Channel u përplas dhe u la në rrugë nga i riu i dehur, BBVip ka një surprizë për të

Një skandal është shënuar në Gjykatën e Tiranës, paraditen e kësaj të premteje, ku gjyqtarja Armela Hasantari ka vendosur të lërë në masën e sigurisë detyrim paraqitje 28-vjeçarin Jurgen Cela, i cili dy ditë më parë aksidentoi rëndë një 26-vjeçare, punonjëse e Top Channel.

Nën efektin e alkoolit dhe duke drejtuar mjetin në kundërvajtje në Rrugën e Durrësit, Jurgen Cela rreth orës 1:30 pas mesnate përplasi 26-vjeçaren e cila po kthehej nga puna me motor.  Pasi e hodhi dhjetëra metra në ajër, Jurgen Cela nga Fushë Kruja u largua nga vendngjarja, duke mos i ardhur në ndihmë të aksidentuarës, të cilën disa kalimtarë e çuan në spital.

Meqenëse pas prime të së martës e vetmja kameramane vajzë në Top Channel, Nila Lleshi, u aksidentua me motorr kur po kthehej në shtëpi, Big Brother Vip ka menduar t’i gjendet pranë në një mënyrë punonjëses.

https://www.instagram.com/reel/C6jAl5YMOXm/?utm_source=ig_web_copy_link