Publikohet programi qeverisës/ Këto sektore përfitojnë rritje të pagave

Ditën e nesërme kryeministri i vendit, Edi Rama do të bëjë publike programin qeverisës të Partisë Socialiste për 4 vitet e ardhshme.

Programi Qeverisës i partisë Socialiste për mandatin e tretë është zbuluar nga mediat kombëtare para nisjes së seancës në Kuvend. Programi është me 42 faqe, ku përcaktohen edhe 5 shtylla kryesore mbi të cilat do të fokusohet qeverisja përgjatë mandatit të saj 4-vjeçar.

Ndër pikat më kryesore në program janë:

  1. Rimëkëmbje e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia.
  2. Mirëqenie për të gjithë, që do të përkthehet në një ekonomi të zhvilluar që krijon shanse për të gjithë.
  3. Modernizim për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë, bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve.
  4. Familja si themeli ku ndërtojmë të ardhmen.
  5. Shqipëri e fortë, me shtet të fortë, vëmendje për çdo Shqiptar dhe me dinjitet në botë.

Ndërsa lidhur me procesin e vaksinimit, siç parashtrohet edhe në program, çdo qytetar shqiptar do të ketë mundësinë të jetë i vaksinuar brenda pranverës së vitit 2022. Gjithashtu sa i përket rindërtimit nga tërmeti, parashikohet në program se do të ketë përfunduar si proces brenda vitit 2022.