Tiranë, 20 Shkurt 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar modelin paraprak të fletës së votimit për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në të gjithë vendin më 11 maj 2025. Sipas informacionit të siguruar nga Elbasanion, janë bërë të disponueshme modelet e fletës së votimit për qarqet Tiranë, Fier dhe Gjirokastër.
Ky model është ende paraprak, pasi fleta zyrtare e votimit do të miratohet vetëm pasi të përfundojë regjistrimi i partive politike që do të garojnë dhe pas përfundimit të plotësimit të listave të kandidatëve për deputetë.
KQZ ka dërguar modelet e fletës së votimit për konsultim tek partitë politike për t’i dhënë mundësinë për të bërë sugjerime apo vërejtje para miratimit të fundit.
