Publikohen hartat e zonave kadastrale për çmimet e referencës për 61 bashkitë. Ja tre zonat e Elbasanit

Publikohen hartat e zonave kadastrale të çmimeve të referencës për shitblerjen e apartamenteve për 61 bashkitë në rang vendi.

Për herë të parë harta e çmimeve të referencës së apartamenteve sjell ndarjen e zonave urbane të qyteteve kryesore të vendit në disa zona kadastrale me çmime të ndryshme për shitblerjen, ndryshe nga metodologjia e miratuar në 2018, ku rrethet kishin vetëm një çmim referencë.

Diferencën e bënte vetëm kryeqyteti i cili ndahej në 32 zona kadastrale me çmime të ndryshme reference.

Ndryshimet e metodologjisë të publikuara për konsultim në projektvendimin e Ministrisë së Financave rrisin në mënyrë të ndjeshme çmimet në zonat bregdetare.

Në Durrës çmimi i referencës trefishohet referuar me çmimin aktual.

Çmimi maksimal për Durrësin propozohet 200 mijë lekë për metër katror në zonën ku po ndërtohet projekti i marinës së jahteve.

Edhe për ishullin e Sazanit propozohet çmimi prej 200 mijë lekë për metër katror.

Ndër çmimet më të larta në rang vendi, pas zonës së ish Bllokut dhe Piramidës dhe stadiumit Air Albania në Tiranë. Ndërsa për zonat bregdetare të Sarandës Vlorës propozohen çmime të ulëta sesa Durrësi.

Çmimet për disa nga zonat e reja kadastrale që shtohen në rrethe:

Qendra urbane Elbasan

Zona nr.1 rruga “Rinia”, rruga “Janaq Kinica”, “Zaranika” çmimi 60 mijë lekë/m2

Zona nr.2 përfshin rrugët “Vasil Llapushi”, “Thoma Kalefi”, “Nos Josifi” deri te “Shkumbini” çmimi 50,300 lekë /m2

Zona nr.3 përfshin rrugën “Abdulla Bej Tirana” çmimi 50,300 lekë/m2

Qendra Urbane Fier

Zona nr.1 përfshin rrugën “Loni Papuçiu” çmimi 62,000 lekë/m2

Zona nr.2 përfshin rrugët “Gori Sota”, “Çerçem Çela” çmimi 57,162 lekë/m2

Zona nr.3 përfshin rrugët “Skënderbeu”, “Bishanaka” çmimi 57,162 lekë/m2

Qendra Urbane Lushnjë

Zona nr.1 përfshin rrugët “Vath Koreshi”, “Misto Mane”, “Roza Haxhiu”, Bulevardi Kongresi i Lushnjës çmimi 47,000 lekë/m2

Zona nr.2 përfshin rrugën Lusnjë Ballagat çmimi 45,571 lekë/m2

Zona nr.3 përfshin rrugët “lazgush Poradeci”, “Koli Bozo”, Vath Koreshi”, “Adem Haxhiu” çmim 49,000 lekë/m2

Qendra Urbane Pogradec

Zona nr.1 përfshin nga stadiumi “Gjergji Kyçyku”, rrugën e Vilave, rrugën e Drilonit çmimi 60,000 lekë/m2

Zona nr.2 përfshin zonën urbane mbi vijën liqenore çmimi 50,000 lekë/m2

Qendra Lezhë

Zona nr.1 rrugët “Riviera” dhe “Fran Ivanaj” çmimi 70,000 lekë/m2

Zona.2 zona e Tales çmimi 70,000/m2

Zona nr.3 rrugët “Shtraus” dhe “Manaticë” çmimi 63,000 lekë/m2

Zona nr.4 rruga “Varosh” çmimi 56,000 lekë/m2

Zona nr.5 rruga “Çamëria” çmimi 60,000 lekë/m2

Qendra Urbane Shkodër

Zona nr.1 çmimi i referencës 70,000 lekë/m2

Zona nr.2 përfshin “Loro Boriçin” çmimi 65,000 lekë/m2

Zona nr.3 përfshin rrugën “Tepe” çmimi 61,000 lekë/m2