Partia Socialdemokrate e Shqipërisë (PSD), ka reaguar pas incidentit te zyra e saj elektorale në zonën e Ali Demit në Tiranë, duke theksuar se ngjarja nuk ka të bëjë me zyrën e saj.
PSD ka mohuar çdo përfshirje në konfliktin e ndodhur, duke theksuar se ngjarja ka ndodhur pranë zyrës, por nuk ka asnjë lidhje me ambientin apo aktivitetin e tyre politik.
“Ngjarja e ndodhur këtë mesditë në rrugën ‘Ali Demi’ nuk ka asnjë lidhje me zyrën tonë elektorale apo me aktivitetin e Partisë Socialdemokrate. Asnjë nga anëtarët apo simpatizantët tanë nuk ka qenë i përfshirë në konfliktin në fjalë,” thuhet në reagimin e PSD.
Partia e drejtuar nga Tom Doshi ka dënuar gjithashtu çdo akt dhune dhe ka bërë thirrje që institucionet kompetente të zbardhin plotësisht rrethanat e incidentit, i cili vijon të jetë nën hetim nga autoritetet.
Dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur pas sherrit mes dy të rinjve, ku më pas janë përfshirë edhe baballarët e tyre, në lokalin e përshtatur si zyrë elektorale.
