Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ndarjen e fondeve publike për partitë politike për vitin 2026, me një total prej 3.5 milionë eurosh nga buxheti i shtetit.
Sipas vendimit të KQZ-së, përfituesja kryesore mbetet Partia Socialiste, e cila do të marrë rreth 1.7 milionë euro. Ndërkohë, Partia Demokratike do të përfitojë afërsisht 800 mijë euro.
Nga fondet publike do të përfitojnë edhe rreth 9 parti aleate të Partisë Demokratike, falë koalicionit të krijuar me Sali Berishën, në përputhje me rezultatin zgjedhor dhe formulën ligjore të shpërndarjes.
Ndarja e fondeve bazohet në numrin e votave të marra nga subjektet politike në zgjedhjet e fundit parlamentare, sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor.














