Partia Demokratike po mban protestën e radhës para Kryeministrisë, ku kanë ngritur edhe një instalacion.
Para godinës së qeverisë janë vendosur figura të ish-deputetëve dhe ish-kryebashkiakëve të dënuar me burg, mes të cilëve Erion Veliaj, Vangjush Dako apo ish-deputetët Alqi Bllako dhe Ilir Beqaj.
Figurat e improvizuara të funksionarëve të lartë të PD shihen të veshur me uniformat e burgut krah asaj të Ramës dhe Belinda Ballukut.













