TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka folur për mediat nga protesta që po zhvillohet nga opozita për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Boçi u shpreh se kjo protestë synon të denoncojë parregullsitë në procesin zgjedhor dhe të japë një mesazh kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Ai theksoi se zgjedhjet janë vjedhur e blerë nga Edi Rama. Sipas tij kryeministri Rama ka përdorur krimin e organizuar dhe policor. Boç tha se hajduti ndodhet në Samit. Ai theksoi se do të vijojnë luftën me kryebanditin.
“Zgjedhjet janë vjedhur e blerë nga Edi Rama. Është përdorur krimi i organizuar dhe krimi policor. Ka koencidencë thoni ju se ka një Samit, por se Rama po shet shou politik. Ne po dërgojmë një mesazh real se çfarë përfaqëson Edi Rama në të vërtetë. Në atë Samit nuk transmetohet e vërteta, qëllimi kryesor është që zgjedhjet janë vjedhur. Shqipëria nuk ka lirinë e votës, faktet kanë dalë dhe mesazhin duhet ta marrin. Vota devijoi dhe diferenca nuk ka lidhje me elementë politikë.
Hajduti është në Samit dhe ne duhet të thoshkemi se ç’problem kemi ne. Ne duhet të zgjidhim problemin që ka Shqipëria me këtë kryeministër, pastaj shikojmë situatën në PD. Të vijojmë luftën me kryebanditin. Opozita akuzon mazhorancën për manipulim të rezultatit përmes blerjes së votës dhe përdorimit të strukturave kriminale dhe policore, duke e cilësuar këtë si një shkelje të rëndë të demokracisë dhe një kërcënim për lirinë e votës në vend,” tha ai.
