Probleme dhe vonesa me afishimin e listave të zgjedhësve/ KQZ kërkesë bashkive: Të merren masa të menjehershme për respektimin e afateve ligjore

Në njoftimin drejtuar bashkive nga KQZ, thuhet se nga një monitorim i bërë janë konstatuar vonesa në afishimin e listave të zgjedhësve në disa bashki, ka vështirësi në aksesimin e zgjedhësve me aftësi të kufizuara.

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi iu ka bërë sot thirrje bashkive u bën thirrje bashkive që të marrin masa të menjëhershme dhe të respektojnë afatet dhe kërkesat ligjore pasi janë konstatuar problematika me listat e zgjedhësve.

Në njoftimin e mëposhtëm drejtuar bashkive nga KQZ, thuhet se nga një monitorim i bërë janë konstatuar vonesa në afishimin e listave të zgjedhësve në disa bashki, ka vështirësi në aksesimin e zgjedhësve me aftësi të kufizuara. Po ashtu një problematike e evidentuar nga KQZ është se informacioni për caktimin e QV-ve dhe njoftimi i zgjedhësve ende nuk është raportuar.

KQZ kërkon nga bashkitë të përfundojnë raportimin e caktimit të vendndodhjes së qendrave të votimit brenda afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Po ashtu i kërkon ministrisë së Brendshme lehtësimin e procesit të njoftimit të zgjedhësve për të siguruar që ky proces të realizohet brenda afateve ligjore.

NJOFTIMI I PLOTË PËR BASHKITË NGA KQZ:

Duke marrë në konsideratë detyrimet që burojnë nga Kodi Zgjedhor, lidhur me publikimin e listave të zgjedhësve, njoftimin me shkrim të zgjedhësve dhe raportimin për vendndodhjen e qendrave të votimit (QV), është e nevojshme të merren masa të menjëhershme nga ana e bashkive për respektimin e afateve dhe kërkesave ligjore.

Nga monitorimi i bërë nga KQZ:

– Janë konstatuar vonesa në afishimin e listave të zgjedhësve në disa bashki.

– Ka vështirësi në aksesimin e zgjedhësve me aftësi të kufizuara.

– Informacioni për caktimin e QV-ve dhe njoftimi i zgjedhësve ende nuk është raportuar.

Procesi i njoftimit të zgjedhësve nuk ka filluar në shumicën e bashkive për shkak të mungesës së fondeve dhe modelit të njoftimit, ndërsa afati për përfundimin e tij është 6 mars 2025.

Për të adresuar problematikat e sipërcituara, KQZ i kërkon bashkive:

Të përfundojnë raportimin e caktimit të vendndodhjes së qendrave të votimit brenda afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor.

Gjithashtu, i kërkon Ministrisë së Brendshme lehtësimin e procesi të njoftimit të zgjedhësve për të siguruar që ky proces të realizohet brenda afateve ligjore.