U prezantua sot prefekti i ri i Elbasanit, Ali Musliu.
Në takimin e zhvilluar në prefekturë merrnin pjesë zv. ministrja e Brendëshme Romina Kuko, drejtuesi politik i PS-së i qarkut të Elbasanit, Damian Gjiknuri, kryetar bashkishë, drejtor dhe përfaqësues institucionesh.
Në fjalën e tij Damian Gjiknuri vlerësoi punën e ish-prefektes Majlinda Perriu dhe u shpreh se prefekti i ri pritet të çojë më tej eksperiencën e mirë në drejtimin e këtij institucioni.
Ali Musliu u emërua prefekt me vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave.
Vendimi u mor me propozim të Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.
Ali Mysliu vjen në këtë post pas një eksperience të gjatë pune si pedagog në fakultetin e Shkencave të Edukimit në Universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’ të Elbasanit.