Presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes në fshatin e kampionëve të “Shtërmenit”

Në Bashkinë e Cerrikut,kryebashkiaku Andis Salla mikpriti Presidentin e Federatës Botërore të Peshëngritjes Mohammed Jalood dhe Presidentin e Federatës Evropiane të Peshëngritjes Antonio Conflitti të cilët shoqëroheshin nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes Elez Gjoza. Gjatë këtij takimi ishin të pranishëm edhe kampionët e botës në peshngritje, Briken Calja e Ertjan Kofsha të cilët kanë bërë historinë bashkë me ekipin e “Shtërmeni” , ekip i cili ka koleksionuar deri tani 93 medalje.Ky ekip prej disa dekadash përfaqëson denjësisht këtë bashki si në garat kombëtare edhe në ato ndërkombëtare. Është kënaqësi dhe vlerësim për të gjithë ne që personalitetet e niveleve më të larta drejtuese të peshëngritjes vijnë për herë të parë në Shtërmen.
Ndërkohë Presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes u shpreh i surprizuar për sukseset:Më herët kam njohur sportistë të “Shtërmenit” dhe tani më vjen mirë që po i shoh nga afër , trajnerin e tyre dhe kushtet ku ata stërviten.Më vjen shumë mirë për paraqitjen dinjitoze te Shqipërisë dhe ja ku jam tani në një fshat të vogël të Shqipërinë që ka emra të mëdhej të sportit të peshëngritjes dhe kampionë europe e kampion bote.Briken Calja dhe Ertjan Kofsha jam i bindur se do fitojnë tituj të tjerë kampionë në garat ndërkombëtare. Ne do ta kemi në qendër të vëmendjes tonë Shqipërinë në të ardhmen.
Presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes u shpreh se sporti i peshëngritjes së fundi synon që të jetë baza e Lojërave Olimpike dhe kemi si objektiv madhor të evitojnë në maksimumin e mundshëm rastet e përdorimit të dopingut nga sportistë. Presidenti i Federatës Europiane të Peshëngritjes Antonio Conflitti tha se vitin e ardhshëm do të zhvillohet në Shqipëri Kampionati Europian i Peshëngritjes dhe jam i lumtur që jeni në pararojë të këtij sporti.Gjatë këtyre viteve Shqipëria ka nxjerrë kampionë të mëdhej të kalibrit europian e botëror.Ndoshta keni një formulë të vecante që një vend kaq i vogël keni nxjerrë kaq kampione dhe se në të ardhmen pretendoni të keni edhe më shumë .Bravo Shqipëri dhe komplimente edhe Shtërmenit të Cerrikut për sportistët që kanë bërë emër kudo me rezultatet e shkëlqyera.Jemi në pararojë dhe synojmë rezultate edhe më të mira u shpreh Elez Gjozaj, President i FSHP dhe njëherësh President i Federatës Ballkanike të Peshëngritjes.Për të është vizitë historike , vizita e drejtuesve të Federatës Europiane dhe asaj Botërore në Shqipëri.Nuk u zgjodh rastësisht të vizitohej prej tyre Cerriku .Kjo bashki ka nxjerrë sportistë dhe trajnerë të mëdhej si edhe kampionë europe e bote si Briken Calja dhe Ertjan Kofsha që do e çojnë edhe me përpara pëshengritjen shqiptare.Shtërmeni i Cërrikut dhe Shqipëria do nxjerrin gjithmonë kampionë europe e kampionë bote. Jemi në rrugën duhur dhe do punojmë që rezultatet ti kemi shumë të mira në të gjitha garat.Edhe Leonard Toska, trajneri i ekipit të peshëngritjes “Shtërmeni” dhe i ekipit kombëtar e cilësoi si një nga ngjarjet më të rëndësishme vizitën në Cerrik dhe në Shtërmen të personaliteteve më të rëndësishëm të peshëngritjes botërore. Ky është tregues i qartë i vlerësimit të sukseseve të peshëngritjes në bashkinë e Cerrikut dhe i ekipit të “Shtërmenit” .Trajnerit Toska dhe ekipit ju premtua se palestra ku stërviten sportistë kampionë do rikonstruktohet së shpejti duke krijuar kushte bashkëkohore duke e kthyer në një nga më modernet në vendin tonë. Ndërkaq drejtuesit më të rëndësishëm të peshëngritjes europiane dhe asaj botërore zhvilluan biseda me sportistët elitarë të peshëngritjes së “Shtërmenit” dhe përfaqësues të medias ku u njohën gjerësisht me historinë e lindjes dhe zhvillimit të këtij sporti në fshatin Shtërmen që kampionët peshëngritës e kanë bërë mjaft të famshëm vitet e fundit jo vetëm në bashkinë e Cërrikut dhe Shqipëri por kudo.