Prani e personave të paautorizuar në qendrën e votimit në Spathar, KZAZ nis verifikimin

Screenshot

Spathar, Librazhd
Komisionerë të qendrës së votimit në fshatin Spathar kanë raportuar praninë e disa personave të paautorizuar në oborrin e qendrës së votimit. Sipas pretendimeve, këta individë dyshohet se po ushtrojnë presion mbi votuesit.

Ndërkohë, një ekip verifikimi nga KZAZ është nisur drejt vendngjarjes për të shqyrtuar situatën.