Pamjet që shihni tregojnë banesën e Eljon Hatos, në një fshat të Shkodrës, ku forca të shumta policie ushtruan kontroll, në kuadër të një operacioni për kapjen e vëllait të pronarit, Eljon Hato, i shpallur në kërkim si i dyshuar në dosjen “Metamorfoza”.
Mësohet se gjatë kontrolleve, policia ka qëlluar me armë në drejtim të 2 qenve që ruanin banesën, njëri prej të cilëve ngordhi dhe tjetri u plagos. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb, njolla gjaku ka kudo në shtëpi, në divan, por edhe në dysheme. Sakaq, pronari i banesës akuzon për bastisje policinë dhe për terror.