Policia Bashkiake vendos gjoba si Policia e Shtetit, debate në Këshillin Bashkiak/ Ja ç’mendojnë qytetarët

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak Elbasan ndër të tjera një nga pikat që nxiti debatin mes mazhorancës dhe opozitës ishte dhe marrëveshja mes Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake që kjo e fundit të vendosë gjobat në sistemin elektronik.

Pika tjetër e kësaj marrëveshjeje është edhe detyrimi i Bashkisë që 25% së vlerës së gjobave, t’i kalojë strukturave policore në mënyrë që të investohen në pajisjet për policinë e shtetit. Nënkryetarja e Bashkisë theksoi se kjo është një marrëveshje që bën të mundur vjeljen e gjobave, si një proces që ka çaluar gjithmonë.

“Bashkia Elbasan ka nënshkruar një marrëveshje që do të vihet në fuqi pas miratimit të Këshillit Bashkiak me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, e cila do të shërbejë për mbledhjene gjobave të vendosura nga Policia Bashkiake. Siç dihet Policia Bashkiake, sot vendos gjoba kur mjeti është i parkuar gabim, por nuk ka të drejtë të ndalojë mjetet në qarkullim”- u shpreh zv.Kryetarja e Bashkisë.
Ketu gjeni vendimin e Keshillit Bashkiak:
Vendimi i plotë

Këshilltarët e Bashkisë shprehen kundër marrëveshjes me Policinë e Shtetit duke argumentuar se fondi i ardhur nga vjelja e gjobave do ti shërbente Policisë Bashkiake dhe se mbështesin autonomisë e autoriteteve lokale. Këshilltari Ergys Muzhaqi nga ana tjetër thekson edhe problematikat që do të sjellë vendosja e parkimeve me pagesë në qytet, që do ta kthente Elbasanin në një Tiranë të dytë.

Pyetja e parë që shtroi ai lidhej me 25% e vlerës së gjobave. “Pse duhet t’i kalojë Policisë së Shtetit 25% i vlerës së gjobave, kur i nevojitet më tepër Policisë Bashkiake”- u shpreh Muzhaqi.

Këshilltari ishte kundër parkimeve me pagesë me argumentin se Elbasani nuk e përballon dot të kthehet në një Tiranë të dytë.

Të pyetur qytetarët elbasanas thonë se nuk kanë informacion, por shprehen kundra kësaj marrëveshjeje.