Po pastronte pusin e ujit, rrëshqet dhe bie brenda, humb jetën 66-vjeçari në Durrës

Screenshot

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

DURRËS- Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 20:15 në Hamallaj të Durrësit ku mësohet se një 66-vjeçar ne inicialet O. P., ka humbur jetën pasi ka rënë në pusin me ujë të banesës së tij. Bëhet me dije se 66-vjeçari po pastonte pusin, por ka rrëshqitur aksidentalisht duke rënë brenda. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, në Hamallaj, Durrës, shtetasi O. P., 66 vjeç, duke pastruar pusin e ujit në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur dhe ka rënë në brendësi të pusit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.