‘Po bie një tërmet i fortë në Stamboll!’ Moderatorja gjatë transmetimit live i kërkon nënës së saj ta kontaktojë menjëherë (VIDEO)

TURQI- Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë ka goditur mesditen e sotme Stambollin Lajmin e njoftoi Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).Tërmeti ka ndodhur në brigjet e Silivrit në Detin Marmara.

Në fakt, tërmeti ndodhi ndërsa një gazetare e CNN Turk ishte në transmetim për emisionin e saj televiziv. Prezantuesja e CNN TURK Meltem Bozbeyoglu shihet në videon që po qarkullon në internet, fillimisht e qetë por pasi lëkundjet shtohen ajo panikoset.

Teksa po fliste ajo përserit herë pas herë që po bie një tërmet i fortë dhe duhet qartë që është e frikësuar. Pak para se të mbyllë transmetimin për të ndarë pamje vande të ndryshme të tërmetit ajo i bën thirrje nënës së saj që ta kontakotjë në Whatsapp.