Plagosi me çifte të birin në Pogradec/ Flet babai: Djali më dhunoi

83-vjeçari është shprehur përpara grupit hetimor se plagosjen e ka kryer menjëherë pas dhunës që djali ka ushtruar ndaj tij.

POGRADEC- Është zbardhur dëshmia e babait që qëlloi të birin me çifte në Pogradec. 83-vjeçari është shprehur përpara grupit hetimor se plagosjen e ka kryer menjëherë pas dhunës që djali ka ushtruar ndaj tij.

Burime nga grupi hetimor pohojnë faktin se i moshuari ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike kur ka kryer plagosjen, gjë e cila ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar nga i biri. Gjithashtu 47-vjeçari, i biri i 83-vjeçarit ka qenë në gjendje të dehur në momentin që ka dhunuar babain e tij.

Babi nuk është shprehur më tepër nëse dhuna ndaj tij ka qenë e vazhdueshme. Ndërkohë që do të jenë hetimet e thelluara që do të bëjë policia për të zbardhur të gjithë rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.