Plagoset me thikë studenti, autori arrestohet nga Policia

TIRANË- Plagoset me thikë studenti në Tiranë.

Studenti i plagosur me thikë në Qytet Studenti është identifikuar.

Mësohet se gjatë sherrit të të rinjëve ka mbetur i plagosur Agron Demiraj, 19 vjeç.

Ndërkohë që autori i plagosjes është Ajdin Ajvazi, i cili është vënë në pranga nga Policia.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.11.2024, në Qytet Studenti, në rrugën “Sotir Kolea”, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi A. A., 19 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin A. D., 20 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.