Plagoset me kapsollë në sy një fëmijë në Elbasan.
Burime nga urgjenca e Elbasanit bënë me dije se fëmija u paraqit me dëmtime në sy dhe pasi mori ndihmën e parë në Elbasan, u nis për shërbim të specializuar në Tiranë.
Ndërkohë nga hedhja e kapsollave dhe fishekjarreve ka pasur disa lëndime të lehta.
Gjithashtu disa raste janë paraqitur nga abuzimet me alkoolin.
