PL krijon grupin e saj parlamentar, ja kush janë tre anëtarët e tjerë të PD-së që iu bashkuan

TIRANË- Partia e Lirisë ka krijuar grupin e saj parlamentar. Në mënyrë që grupi të formohet tre deputetë të Partisë Demokratike kanë kaluar te PL. Tedi Blushi është zgjedhur Kryetar i këtij grupi, ndërsa nënkryetar Edmond Haxhinasto.

Gjithashtu Sekretare është zgjedhur Bruna Haxhiu, ndërsa zëdhënëse e grupit Erisa Xhixho. Ndërkohë anëtarët e tjerë që i janë bashkuar grupit janë Ledina Alolli, Ina Zhupa dhe Klodiana Çapja.

Ne pergjigje te interesimit te medias, ju bejme me dije se grupi parlamentar i Partise se Lirise eshte zyrtarizuar me perberjen si me poshte:

Tedi Blushi – Kryetar

Edmond Haxhinasto – Zv/Kryetar

Erisa Xhixho – Zedhenese

Brunilda Haxhiu – Sekretare

Ina Zhupa

Ledina Alolli

Klodiana Çapja