Kryeminisri Edi Rama ka komentuar mosvendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kërkesën e tij për pezullimin e një anëtari të qeverisë nga Gjykata e Posaçme dhe Prokuroria e Posaçme.
Gjatë fjalës së tij në podcastin ‘Flasim’, Rama u shpreh se këtë betejë me drejtësinë do ta vazhdojnë deri në fund.
“Me një mjet të paparë dhe dëgjuar në botën demokratike si pezullimi i një anëtari qeverie. Kështu Shqipëria bëhet për herë të dytë në muaj shembulli i parë një budallallkëku botëror se GJK u mbyt në ujin e turbullt të atyre të arsyes e mos arsyes. Por fakti se mosvendimmarrja e GJK e kthen në fuqi pezullimin e ministres, e cila pavarësisht se qartësia është një luks i rrallë që mund ta kërkosh por vështirë ta gjesh në turbullirën e 700 tenxhereve nuk akuzohet për korrupsion, as nga vetë prokurori që e shpiku pezullimin. Sidoqoftë zhbërja e kësaj shpikje 100% Made in Albania e drejtësisë së re, të papjekur, mbetet një domosdoshmëri për të rigarantuar pavarësinë ekzekutive të parlamentit”, tha Rama.














