Përplasi për vdekje çiklistin dhe plagosi këmbësoren/ Arrestohet 17-vjeçari në Durrës, familja e bindi të dorëzohej

Ka rënë në prangat e policisë 17-vjeçari që shkaktoi aksidentin me një viktimë pasditen e djeshme në Durrës.

Mësohet se ai u arrestua në banesën e tij, pas negocimit me familjarët. 17-vjeçari pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes dhe qëndroi i fshehur. Ndërkohë, këtë të shtunë shkoi në banesë dhe policia e arrestoi.

I mituri po lëvizte me shpejtësi të lartë pasditen e djeshme, me makinë e tij tip “Benz”, kur i ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt. Gjatë devijimit, ai  fillimisht ka aksidentuar një çiklist, i cili ka humbur jetën. Më tej ai ka përplasur një këmbësorë, një motor dhe një automjet të parkuar, për tu përplasur më pas me fasadën e një lavazhi automjetesh.