Përplasen automjetet në aksin Elbasan- Librazhd, dy persona me dëmtime të lehta (FOTO)

Një aksidenti ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd dy persona kanë mbetur të dëmtuar lehtë.

Burime jo zyrtare bënë me dije se në aksident e përfshinë rreth orës 16:00 dy automjete të cilat si pasojë e përplasjes më njëra-tjerën pësuan dëme të konsiderueshme.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Xibrakë, ndërsa dy personat që mbetën të dëmtuar u dërguan për mjekim dhe kontrolle mjësore në Spitalin Rajonal të Elbasanit.