Përjashtohet në minutën e 30-të, trajneri i tij çohet nga pankina… për ta goditur! Video

Lënia e ekipit me një lojtar më pak për një orë lojë të mbetur është një nga makthet më të këqija, që mund të përjetojë një futbollist. Kështu ndodhi me letonezin Raimonds Krollis, qendërsulmues i Triestinës, në përballjen ndaj Giana Erminios.

Në minutën e 33-të të lojës, numri ‘73’ u drejtua drejt tunelit të dhomave të zhveshjes, kur trajneri i tij Pep Clotet tërhoqi vëmendjen. I pakënaqur që futbollisti i tij është nisur drejt zonës teknike, pa pritur se çfarë do të ndodhte.

Trajneri katalanas iu hodh mbi të, e kapi nga pjesa e sipërme e fanelës dhe e shkundi dhunshëm, një skenë që shpejt u bë virale.

Pasi luajtën për një orë të tërë në epërsi, mysafirët arritën golin e fitores (0-1) falë Gabriel Avincit në minutën e 87-të, për të shtuar tre pikët që i largojnë nga zona e rënies. Tristina, nga ana e saj, mbetet në fund me vetëm 6 pikë në 14 raunde.