TIRANA- Ka përfunduar mbledhja prej 7 orësh e kryeministrit Edi Rama me anëtarët e qeverisë dhe të Partisë Socialiste e cila u zhvillua për të dytën ditë sot në Pallatin e Brigadave.
Sipas informacioneve në mbledhje është diskutuar programi i PS-së për zgjedhjet si dhe emrat e kandidatëve për deputetë dhe përcaktimin e tyre se kush do të jetë në listën e mbyllur dhe kush në të hapur.
Bëhet me dije se nuk ka patur një vendim përfundimtar teksa ky i fundit pritet të merret në Kryesi. Emrat e kandidatëve për deputetë duhet të dërgohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, deri më 12 mars.
Mësohet se Rama pritet të kandidojë në Tiranë, në listë të hapur, një lëvizje që i jep hapësirë për të maksimizuar votat. Kandidimin e tij në Tiranë, Rama e paralajmëroi pak ditë pasi kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua.
Ditën e parë të takimit, dje, secili ministër raportoi për çfarë është bërë deri më tani dhe objektivat deri në përfundim të mandatit qeverisës.
