Përfundon rinumërimi i 94 kutive të Gramshit dhe Peqinit, ja çfarë rezultoi

Ka përfunduar rinumërimi dhe verifikimi për 94 kuti votimi të Gramshit dhe Peqinit, pas kërkesës së Partisë Demokratike.

Raportohet se nga rinumërimi kanë rezultuar 15 fletë votimi të cilat kanë një vulë dhe jo dy, siç e parashikon rregullorja e KQZ.

Gjithashtu është konstatuar mungesa e fletëve të papërdorura si dhe kanë rezultuar më tepër fletë votimi sesa votues. Megjithatë nuk dihet se sa është numri i këtyre fletëve dhe nëse arrin të ndikojë në rezultatin përfundimtar.

Gjithë procesverbalet e konstatimit do i vihen në dispozicion PD që do bëjë analizën e gjetjeve dhe më pas kërkesat që kane do i paraqesin në seancën e radhës së KAS.