Përfundon me sukses Kampionati Europian U18 për Djem në Elbasan

Përfundoi me sukses Kampionati Europian U18 për Djem që u zhvillua në Elbasan. Kampionat që dhuroi emocione të forta për të gjithë sportdashësit që ndoqën ndjeshjet e zhvilluara nga tribuna e pallatit të sportit “Tomorr Sinani”.
Skuadra e Azerbajxhanit triumfoi, duke fituar garën e fortë dhe plot emocione të Kampionatit Europian.

Falë bashkëpunimit të Bshkisë Elbasan, Klubit të Elbasanit, punës dhe përkushtimit të stafit dhe gjithë vullnetarëve u arrit një organizim i perkryer për të plotësuar gjithë kushtet e standardeve europiane, duke mbyllur me sukses një eveniment të kesaj rëndësie që zhvillohej për herë të parë në qytetin tonë.