Përfundoi me sukses sfidën me not nga Italia në Vlorë/ Eva Buzo: Ndihem krenare, gjithmonë doja të bëja diçka për Shqipërinë!

Eva Buzo ia doli të bëhet atletja e parë grua që kalon me not kanalin e Otrantos. Shqiptaro-Australiania përfundoi dje  në mëngjes sfidën e saj duke përshkuar me not 90 km nga brigjet e Leçes në Itali, në gadishullin e Karaburunit për 35 orë e 17 minuta.

VLORË- Avokatja Eva Buzo që notoi nga Italia në brigjet e Vlorës tha se ndjehet shumë e lumtur për këtë arritje, por nuk e mohon as lodhjen. Eva në një intervistë për mediat në Vlorë u shpreh se ndihet krenare dhe gjithmonë donte të bënte diçka për Shqipërinë.

Eva Buzo ia doli të bëhet atletja e parë grua që kalon me not kanalin e Otrantos. Shqiptaro-Australiania përfundoi dje në mëngjes sfidën e saj duke përshkuar me not 90 km nga brigjet e Leçes në Itali, në gadishullin e Karaburunit për 35 orë e 17 minuta. Sfida nisi pasditen e 17 gushtit 2024 nga shkëmbinjtë e San Foca, pranë Leçes-s, dhe përfundoi rreth orës 05:00 të mëngjesit të 19 gushtit kur preku tokën shqiptare në afërsi të kepit të Gjuzës, në një nga gjiret e Karaburunit.