ITALI- Një zjarr i madh ka rënë në godinën e Fakultetit të Bujqësisë të Universitetit të Tuscias në Viterbo të Italisë. Mediat italiane raportojnë se studentët, mësuesit dhe stafi janë evakuuar nga universiteti. Zjarrfikësit dhe një njësi e specializuar ushtarake janë në vendngjarje dhe po mundohen të vendosin në kontroll zjarrin i cili është përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën.
Një re e dendur tymi që po del nga Universitet është e dukshme nga shumë zona të qytetit. Flakët u përhapën nga çatia ku po kryheshin punime. Më pas zjarri arriti edhe në laboratorët e kimisë dhe gjenetikës ku ruheshin substanca shumë të ndezshme, duke përfshirë 500 litra etanol dhe cilindra protoksimidi azoti. Prandaj lind nevoja për të krijuar një kordon evakuimi me një rreze prej 500 metrash nga ndërtesa që digjet. Zjarri po përhapet edhe në një ndërtesë tjetër në bllokun C të kompleksit Riello.
