Peqin/ Gjendet i vrarë me armë zjarri një 45 vjeçar, mister rrethanat

Policia lajmeroi per gjetjen e nje personi te vrare me arme zjarri ne afersi te lumit Shkumbin ne Peqin. Rrethanat jane ende te paqarta.

Komunikimi zyrtar

 

Në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, është gjetur i vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, një shtetas rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.