PD nis reformimin? Ja emrat që Flamur Noka ‘spastroi’ nga grupi i Këshillit Kombëtar

Partia Demokratike ka nisur procesin e reformimit të brendshëm pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit.

Si hap i parë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka hequr nga grupi i komunikimit të Këshillit Kombëtar në “WhatsApp” anëtarët që nuk u rizgjodhën deputetë.

Nga grupi janë larguar emra si Helidon Bushati, Dhurata Çupi, Lefter Gështenja, Emilia Koliqi, Kreshnik Çollaku, Kasem Mahmutaj, Ferdinand Xhaferri, Qani Xhafa, Eralda Tase dhe Dashnor Sula.

Një pjesë e mirë e tyre kanë qenë kritikë ndaj drejtimit aktual të Partisë Demokratike, gjë që e bën lëvizjen edhe më domethënëse në kuadër të debatit të brendshëm për mënyrën se si duhet të vijojë rruga e opozitës.