Partia Demokratike, Dega Elbasan, do të zhvillojë më 29 mars procesin e përzgjedhjes së kryetarit të degës, në zbatim të vendimit të strukturave qendrore të partisë.
Ky proces konsiderohet një nga më të rëndësishmit për degën, duke u bazuar në parimet e demokracisë së brendshme dhe garës mes kandidatëve me kontribute në Parti.
Në garë për drejtimin e degës janë:
Alis Narazani, Durim Çekrezi, Elior Vila, Lumturi Hasa dhe Sokol Shkëlzeni.
Drejtuesit e degës u bëjnë thirrje anëtarëve të marrin pjesë në votimin e së dielës, ndërsa kanë vlerësuar fushatën e zhvilluar nga kandidatët si dinjitoze.
Postimi i deputetes Klodiana Çapja:













